Pafuqia e Ali Ahmetit e transformuar në “agoni shqiptare”

Fejzi HAJDARI

Ali Ahmeti me partinë (BDI) pothuajse tanimë 18 vite qëndron në pushtet, me pak përjashtim, periudhë kjo kur shqiptarët përjetuan SHPRESËN dhe ZHGËNJIMIN më të madh, në demokraci, që në Maqedoni u aplikua në vitin 1991. Dhe, pikërisht, në vitin 2001 kur ndodhi lufta e armatosur dhe kur në skenë u paraqitë BDI-ja, medemek si parti e luftës, filloi të manifestohet zbehja e paparë politike e shqiptarëve në vendimmarrje qeverisëse shtetërore, rrjedhimisht në proceset politike deri më sot.
Qëndrimi i BDI-së gjatë kohë në pushtet na solli në pozitë sot që vendimtar për proceset e rëndësishme në Maqedoni të jetë konsensusi mes partive kryesore maqedonase, e jo edhe qëndrimi i shqiptarëve. Kjo ndodhi te Marrëveshja e Prespës, kurse u konfirmua edhe lidhur me datën e zgjedhjeve parlamentare. Nëse nuk bëjmë ndryshime politike si shqiptarë, ky do të bëhet kriter i zakonshëm dhe asnjëherë më në të ardhmen nuk do të kërkohet qëndrimi dhe pajtimi i shqiptarëve për proçeset që na presin.

Të rikujtojmë radhazi disa momente, për të sjellë edhe argumentet për pafuqinë e ndikimit në Vendimmarrje respektivisht në proceset, si dhe në ngjarjet politike:

1. Marrëveshja e Ohrit që doli si produkt i luftës së 2001, e cila afat implementimi kishte periudhuën kohore 2002-2006, edhe pas kaq vitesh nuk arriti të implementohet, respektivisht u implementua vetëm 50 për qind. Kjo në start tregoi se BDI nuk ka respekt, ose ka vetëm gjysëm respekt për gjakun e dëshmorëve që u derdh për shumë më tepër se Marrëveshja e Ohrit, por ja që kjo marrëveshje u pranua si kompromis. Kujtojmë Ligjin për gjuhën shqipe, përdorimin e turpshëm dhe të cunguar të Flamurit Kombëtarë shqiptar, mospërfaqësimin e nevojshëm adekuat të shqiptarëve në administratën shtetërore e publike etj.

2. STATUSI i USHTARëVE Të UCK-së, mbeti i parregulluar (sic është rregulluar statusi i “Branitellave” maqedonas), si pasojë e mosangazhimit serioz dhe mungesës së vullnetit politik të Ali Ahmetit gjegjësisht BDI-së. kjo vetëm vërteton atë që e shkruajta më lart, se BDI nuk është në gjendje të reflektojë për sakrificën shqiptare dhe dal ngadal doli në mbrojtje të interesit maqedonas, me theks te interesi i VMRO-DPMNE-së dhe votuesve të saj.

3. Sllupçani si Simboli i Rrezistencës Kombëtare të 2001-shit, mbeti pa shatoren (përmendoren) te Varrëzat ë Dëshmorëve, e cila u premtua po nga kreu i BDI-së në 2001 dhe nuk u realizua as sot. Nderkorë Ali Ahmeti në Zajazin e tij, ndërtoi Kompleks varrëzash – Nëna Shqiptare, që siç u tha kushtuan rreth 200 mijë deri 300 mijë euro.

4. Investimet, sikur gjithmonë, vazhduan të përjashtojnë Zonat shqiptare, gjë me anë të cilave do të hapej perspektiva për rininë shqiptare, rrjedhimisht ikja nuk do të ishte kjo që po ndodh sot.

5.PROCESET E MONUTUARA GJYQËSORE ndaj shqiptarëve, vazhduan të zbatohen njësoj si në kohën e Komunizmit. MONSTRA, BRODECI, RADISHANI, GRUPI I KUMANOVËS, SOPOTI, RRAHJA E NXËNËSVE SHQIPTARë etj. “Bombat” dëshmuan se për shumë raste të montuar edhe vetë drejtuesit e shtetit e kanë ditur se “shqiptarët nuk janë fajtor” (ju kujtohet “Bomba” ku bisedojnë Mijallkovi me Jankullovskën), por i kanë mbajtur të pafajshëm në burg, vetëm e vetëm se BDI-ja dhe Alija nuk kanë patur guxim ose evetualisht nuk kanë dashur t’i lirojnë!

6. VRASJA E KOMANDANTËVE TË UÇK-së – Asnjë rast prej vrasjeve të bujshme të komandantëve më të mirë të UÇK-së Harun Aliu, Komandant Shqiponja, Isa Lika, Mirsad Ndrecaj, Beg Rizaj, dënimi i përjetshëm i Komandant Sokolit etj., nuk është ndriçuar deri në fund.

Edhe shumë e shumë raste tjera në dëm të shqiptarëve, të cilët kurrë nuk do të kishin ndodhur po të kishte partua ndikim minimal politik ALI AHMETI në Qeveri – Vendimmarrje. Në të kundërtën edhe më keq, nëse ka PATUR NDIKIM dhe NUK I KA ZGJIDHUR ose PARANDALUAR TË GJITHA KËTO TË KËQIJA TË SHQIPTARËVE NË MAQEDONI.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme