10 njerëzit më të pasur në botë

Janë gjashtë amerikanë, një meksikan dhe tre europianë: nuk është fillimi i një barcalete por lista e njerëzve më të pasur të botës. Siç shkruan “Corriere Della Sera”, sipas emrave të njerëzve më të pasur në glob, është bërë edhe idetikiti i një pasaniku bazuar në rezultatet e “Hurun Global Rich List” për vitin 2015.

 

Zakonisht “bossat” e botës janë meshkujt me moshë mesatare 64 vjeç, punojnë në sektorin e tekonoligjisë dhe banojnë kryesisht në New York. Duke mos plotësuar kushtin e moshës pasi është 59 vjeç, Bill Gates i cili banon në Washington, konfirmohet edhe një herë në krye të klasifikimit si burri më i pasur i globit me një kapital personal prej 85 miliardë dollarësh.

Pas tij vjen 75 vjeçari manjat meksikan i telekomunikacionit Carlos Slim me 83 miliardë, ndërsa vendin e tretë e mban 84 vjeçari ekonomist Warren Buffet me 76 miliardë. Në vendin e katër të listës së njerëzve më të kamur në planet, qëndron spanjolli Amanci Ortega i firmës gjigande të veshjeve Zara, ndërsa krijuesi i rrjetit social “Facebook” Mark Zuckerberg hyn në këtë radhitje direkt në vendin e shtatë por duke mbajtur vendin e parë për nga mosha, pasi është vetëm 30 vjeç.

Shefi i “Facebook” ka në portofolin e tij plot 44 miliardë dollarë dhe një rritje prej 42 % krahasuar me një vit më parë.

Ndërkaq miliarderja e parë femër mbetet Alice Walton, trashëgimtare e linjës së supermarketeve Waltmart (e njëmbëdhjeta me 35 miliardë, ndërsa familja e saj është më e kamura në botë më një pasur në total 138 miliardë). Në të bëjnë pjesë 40 pasanikë nën moshën 40 vjeç (25% janë femra, me në krye 30 vjeçaren Elizabeth Holmes, CEO e Theranos). Mirëpo surpriza e vërtetë sivjet erdhi nga India, e cila me 97 pasanikë të rinj e spostoi Rusinë nga vendi i tretë (kriza e monedhës vendase ke nxjerrë jashtë loje afro 10 prej tyre). Kështu India bëhet zyrtarisht vendi i tretë më i pasur në botë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme