Serwer: Administrata e Trupmit, i’a ka hapur derën kërkesës së Serbisë për lëvizje të kufijve, kjo është e rrezikshme!

Bashkimi Evropian është leva pa të cilën Shtetet e Bashkuara nuk do të mund t’i çojnë Kosovën dhe Serbinë drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ka thënë eksperti amerikan për çështjen e Ballkanit, Daniel Serwer, në intervistën e javës për “Kohën Ditore”. Ndërkaq Bashkimit Evropian, sipas tij, i duhet prestigji amerikan në finalizimin e këtij procesi.

Serwer ka vlerësuar se mungesa e qëllimit të përbashkët mes BE-së dhe SHBA-së mund të shkaktojë dëme serioze jo vetëm në raportet mes dy vendeve, por në tërë rajonin.

Serwer e ka quajtur ide të keqe thirrjen e takimit nga Grenell më 27 qershor.

“Askush nuk duhet të negociojë ndonjë gjë të rëndësishme me një administratë amerikane, e cila mund ta humbasë fuqinë e saj në më pak se 5 muaj”, ka thënë ish-diplomati amerikan.

Profesori amerikan në universitetin “Johns Hopkins” në Washington vlerëson se lidershipi i Kosovës, veçanërisht qasja refuzuese e presidentit Thaçi ndaj ndërmjetësuesit të BE-së, Miroslav Lajçak, i ka kontribuar garës për primat BE-SHBA.

Ai ka shtuar se Grenelli po përpiqet të sigurojë një shfaqje diplomatike për Trumpin para zgjedhjeve të 3 nëntorit. Analisti amerikan thotë se administrata aktuale ia ka hapur derën kërkesës së Serbisë për lëvizje të kufijve, gjë të cilën e konsideron të rrezikshme. Sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Kombet e Bashkuara, Serwer ka deklaruar se presidenti i Rusisë, Putin, do të kërkojë një çmim të lartë në këmbim të vetos. Çmimi mund të jetë njohja e mundshme nga SHBA-ja e “pavarësisë” së Abkazisë dhe Osetisë së Jugut, si dhe legjitimimi i aneksimit të Krimesë nga Rusia.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme