Komisioni Evropian sot diskuton për situatën politike në Shqipëri dhe shembjen e Teatrit

Ditën e sotme (22 qershor) Këshilli Evropian do të diskutojë edhe situatën aktuale në vendin tonë, dhe shembjen e Teatrit Kombëtar.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar Kryetari i komisionit parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin Evropian, David McAllister në përgjigje të kërkesës së bërë nga “Diaspora për Shqipërinë e lirë”.

Në përgjigjen thuhet se në rendin e ditës të komisionit nën pikën 10 është dhe shkëmbimi i ideve rreth situatës aktuale në Shqipëri, si dhe shqetësimi i McAllister, rreth faktit dhe mënyrës sesi u krye shembja e Teatrit Kombëtar.

Ai ka nënvizuar se shembja ishte shkatërrimi i një trashëgimie kulturore evropiane, përkeqëson edhe më tej perspektivat për dialog dhe kompromis me Tiranën zyrtare.

Takimi i komisionit parlamentar mund të ndiqet dhe online.

Për ata që kanë dëshirë është i ftuar ta ndjekë atë nga ora 16:45 deri në orën 18.45 duke klikuar këtu.

Kujtojmë se Parlamenti Evropian i ka kërkuar Shqipërisë përmbushjen e 15 kushteve para Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Parlamenti shpalli në 19 qershor rezultatet e votimeve ku kjo rezolutë mori më shumë vota se sa u miratua në parim.

Nga 665 vota në total, rezoluta kaloi me 532 vota pro, 70 vota kundra dhe 63 abstenime.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme