Arsyet pse kufijtë e BE-së mbeten të mbyllur për shqiptarët

BE-ja më datën 1 korrik do të hapë kufijtë me 14 shtete por nuk përfshin Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Për dy javët e fundit, Shqipëria duhet të ketë më pak se 13 raste të reja me Covid-19 për çdo 100 mijë banorë, në mënyrë që të hapen kufijtë. Mesatarja e Shqipërisë tani është 30. Shqipëria mund të ketë marrëveshje specifike me vende të ndryshme. Edhe këto marrëveshje mund të mos jenë për këdo.

”Mund të ketë marrëveshje midis dy vendeve por duhet bërë kujdes, pasi ata mund të bëjnë marrëveshje për transportin e disa udhëtarëve, por jo të qytetarëve që duan të shkojnë me pushime. Bëhet fjalë për një kufizim dhe për vazhdimin e kufizimit për udhëtimet e panevojshme.

Ka disa kategori të ndryshme që do të përjashtohen, si personeli mjekësor, punëtorët sezonalë, edhe ata që punojnë në zonat kufitare, studentët, personat që udhëtojnë për arsye të rëndësishme famljare. Ka disa kategori që do të lejohen të udhëtojnë, por duhet që qytetarët, nëse do të udhëtojnë me pushime apo thjesht për të vizituar një vend tjetër, duhet të marrin informacionin e duhur për në vendin ku po nisen, pasi mund të ketë fluturime, por jo të drejtë udhëtimi për qytetarët.

Duhet të themi që masat që janë marrë për momentin do të rishikohen çdo dy javë. Nëse Shqipëria është në gjendje të ngjashme epidimiologjike në javët që do të vijnë, apo më të mirë se mesatarja e BE-së, atëherë do të hapen kufijtë edhe për Shqipërinë e vendet e tjera”, tha korrespondenti i ”Euronews Albania” në Bruskel, Ernest Bunguri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme