Rreth 150 qytetarë të Durrësit janë mbledhur të protestojnë para bashkisë mëngjesin e sotëm, për shkak se janë skualifikuar nga Këshilli Bashkiak për të marrë dëmshpërblimin nga granti i rindërtimit për shkak të tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar.
Qytetarët kërkojnë që t’iu njihen dëmet sipas listave DS1, DS 2 dhe DS3 pasi pretendojnë se i kanë dokumentet e rregullta sa i përket banesave të tyre të dëmtuara nga tërmeti.
Ditën e premte Këshilli Bashkiak miratoi listën me 6257 qytetarë të Durrësit që do të përfitojnë grantin e rindërtimit.
Bashkia njoftoi se të gjithë ata persona që nuk u kualifikuan për të përfituar grantin për rikonstruksion, kanë të drejtë të bëjnë anikimim brenda 7 ditëve.