Aktori Çun Lajçi, i cili ka filluar të reagojë edhe për çështjet politike në Kosovë, kësaj radhe ka komentuar situatën e krijuar pas akt-akuzës ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit. Lajçi, përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar presidentin Thaçi pas fjalimit ndaj popullit në lidhje me akuzat e Gjykatës Speciale.
“I lumtun jam që kurrë s’të kam besua, kurrë kafen pi s’ta kam, e kurrë s’kam dashtë surratin me ta pa!”, shkruan Lajçi,
Postimi i plotë:
Veç orën, e shtrejtë, n’dorë e shtine n’gjynah mbramë, por kosovarin, Zot e krenar mbi ket dhe, jo!
Gjithçka mundesh me qenë, veç njeri jo!
I lumtun jam që kurrë s’të kam besua, kurrë kafen pi s’ta kam, e kurrë s’kam dashtë surratin me ta pa!
Shko, se qebesa i ban nder lëkurës tande, jo atdheut jo, ate e ke poshtnua plot 20 vjet!
– Dhe s’di pse duhej, Ismail këshilltari me ta shkrua at tekst patetik. Ti s’e ke kancerin si Rugova m’u zverdhë e m’u mundua me i shti gurët n’gjynah!
– Ti s’e ke njerëzorën me dhanë dorëheqje. A din pse? Se s’din ç’asht me pasë zemër e shpirt njeriu!
Ik, se je lodhë tue u mshef!
© SYRI.net