Janjiq: Është gabim të thuhet se jam vetëm me BE’në apo vetëm me Amerikën

Analisti politik dhe njohësi i rrethanave politike në Ballkanin Perëndimor, Dushan Janjiq, thotë se është mirë që edhe Washingtoni edhe Brukseli të përfshihen në dialogun Kosovë-Serbi drejt arritjes së një marrëveshje finale.

Sipas tij, Beogradi dhe Prishtina gabojnë nëse vendosin të përcaktohen vetëm për njërën ose tjetrën palë.

“Grenell është I dobishëm këtu, dhe Beogradi e Prishtina do të gabojnë nëse vendosin vetëm për njërën ose tjetrën palë. SHBA’të nuk kanë arsye të mos ndihmojnë, veçanërishtë duke vënë në dispozicion paratë”, ka thënë Janjiq.

Ai tutje ka thënë se dialogu do të vazhdojë nën drejtimin e BE’së si lehtësuese.

“Është e qartë që po bëhen përgatitje për ringjalljen e dialogut, një nga këto përpjekje është edhe ardhja e Lajcakut në Beograd”, ka thënë Janjiq, trasnmeton Gazeta Express.

Janjiq thotë se  Lajçak paraqiti një metodologji të re të bisedimeve m që nënkupton një fazë tjetër, dhe kjo është se dialogu do të zhvillohet ekskluzivisht për çështje politike.

Dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës ka qenë në ngërç që prej 8 nëntorit 2018, kur përfaqësuesit e të dy palëve u takuan për herë të fundit në Bruksel.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme