Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel dhe presidenti i Francës Emmanuel Macron do të presin një takim mes presidentit serb Aleksander Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti të premten e 10 Korrikut.
Lajmi konfirmohet nga agjencia e lajmeve AFP,
Sipas të njëjtit burim, takimi do të zhvillohet përmes një video-konference, bazuar edhe në masat anti-Covid.
Lëvizja e liderëve europianë vjen pas anullimit të takimit Thaçi-Vuçiç në Washington, e cila u anullua për shkak të pubklikimit të akt-akuzave nga Gjykata Speciale në adresë të presidentit të Kosovës, kreut të PDK Kadri Veseli dhe disa personave të tjerë. /A.R, Syri.net