EKSKLUZIVE/ Dokumenti i OJF-së serbe të sponsorizuar nga Soros: Plani Vuçiç-Thaçi-Rama, ja si do ndahej Kosova

Deklarimet e dhëna së fundmi nga ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Bolton mbi  ideatorët e vërtetë të idesë së shkëmbimit të territoreve ka zbërthyer të plotë skenarin e mirëmenduar mbi marrëveshjen Kosovë-Serbi. Por ajo që duhet nënvizuar në këtë çështje është fakti se i gjithë plani ishte gati në vitin 2018, kohë kur aktorë të ndryshëm vendas e ndërkombëtarë, u përfshinë në atë që u cilësua si marrëveshja e fshehtë Kosovë-Serbi. Mirëpo dalja në dritë e një pjese të këtij plani, ku emrat protagonistë ishin Thaçi, Vuçic e Rama, bëri që plani të mbetej në sirtar, derisa të qetësohej situata.  Ishte pikërisht ky plan që u denoncua më pas nga ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i cili pohoi në 2019-ën se Thaçi, Rama dhe Vuçiç punuan për ndarjen e Kosovës.

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi dhe njëra ndër mbrojtëset më të zëshme të Kosovës, Sonja Biserko, denoncoi në 2018-ën skenarin për shkëmbimin e territoreve, ku treshes Vuçiç-Thaçi-Rama u qëndronte nga pas, njeriu hije Soros. Këtë herë ai po vepronte përmes djalit të tij Aleks Soros, duke zhvilluar takime të shpëtshta si në Prishtinë, Beograd e Tiranë.

Një pjesë e skemës së parapërgatitur u hodh si testim ndaj publkut në 2018-ën me një projekt të një OJF-je serbe të sponsorizuar nga Soros me drejtoreshë Jelena Milic, një sorosiane me influencë që e përmend edhe Sonia Biserko në deklarimin e saj. Instituti “East West” ( CEAS, qendra për studimet euro-atlantike) i kontrolluar nga Soros dha propozimin për  korrigjimin e vijës administrative midis Serbisë dhe Kosovës. “STANDARD” disponon të plotë këtë dokument, që shërben më së miri si indikator i planit sekret që ishte ndërthurur nga treshja Vuçiç-Thaçi-Rama me bekimin e Soros.

Sipas këtij projekti, “duhet një zgjidhje për normalizimin e  marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës nën kujdesin e BE-së me qëllim të avancimit të bashkëpunimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor në fushat e sigurisë dhe mbrojtjes në dritën e sfidave të reja rajonale dhe globale nga kërcënimet e një valë të re të mundshme të migrantëve refugjatë ndaj rritjes së ndikimit malinj të Rusisë në Rajon”.

Qartazi projekti mbështet marrëvshjen për ndryshimin e kufijve ndërsa shpreh kritika ndaj liderhspit të atëhershëm të Kosovës Ramush Hardinaj, i cili ishte i vendosur prerë kundër planit të shkëmbimit të territoreve. “Përgjegjësia e madhe qëndron te lidershi kosovar por edhe te qytetarët, i cili nuk ishte shumë i zëshëm në kërkimin e procesi të drejtësisë kalimtare,  as duke respektuar argumentin se statusi i ri i Kosovës është një rast sui generis. Nëse do të donin të refuzonin apriori çdo konsideratë të një kompromisi zgjidhje që do të ofrohej si një marrëveshje për linjën administrative me Serbinë, ata duhet të konsiderojnë politikë dhe implikimet e sigurisë që skenarë të caktuar mund të kishin në Perëndim, të cilët ata i konsiderojnë të jenë miqtë e tyre. Miqësia është rrugë e dyanshme. Normalizimi i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosova, e cila mund të arrihet me korigjimin e linjës administrative si një lëshim i vogël për Serbinë, do të krijoje kushte më të favorshme për bashkëpunimin e Serbisë me NATO-n.”, thuhet në studimin e ojf-së serbe.

Më tej në projektin e CEAS theksohet se: “Në procesin e negociatave, ideja e marrëveshjes për korrigjimin e linjave administrative, Serbia ka mundësi të ofrojë krijimin e një komuniteti të bashkive shqiptare në jug të Serbisë. Serbia me siguri kërkon një pozicion të privilegjuar në procesin e vendimmarrjes politike për Serbët që mbeten për të jetuar në jug të Lumit Ibar, i cili në thelb është diçka që Kosova tashmë është pajtuar duke miratuar Planin e Ahtisaarit.”.

Më tej qartazi duke mbështetur prirjet e Thaçit dhe Vuçiç për këtë plan, projekti i OJF-së serbe pohon: “Në vend të mosrregullueshmërisë aktuale, BE do të duhet të shpërblejë udhëheqjen e Kosovës dhe Serbisë  sa herë që tregojnë gatishmëri për kompromis, duke siguruar financa dhe ndihma politike për të përshpejtuar procesin e  pranimit si të Serbisë ashtu edhe Kosova në BE, e cila është në interesin më të mirë të të gjithëve.”.

Ja çfarë deklaronte Sonja Biserko në 2018-ën

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi dhe njëra ndër mbrojtëset më të zëshme të Kosovës, Sonja Biserko, flet për sulmet ndaj saj nga ana e regjimit të Aleksandar Vuçiçit  dhe tendencat për ndarjen e Kosovës. Ajo për herë të parë përmend emra konkretë edhe të akterëve ndërkombëtarë, të cilët synojnë copëtimin e Kosovës. Biserko tregon se Vuçiç dhe Thaçi qe dy vjet në Bruksel kanë hapur kanalin për të biseduar për ndarjen e Kosovës, ndërsa në këtë muhabet për shkak të ambicieve personale është kyçur edhe Federica Mogherini. Biserko tha se në dialogun për Kosovën janë kyçur shumë njerëz jokompetentë dhe të pamoralshëm, të cilët interesin shoqëror dhe nacional e vënë nën interesin e tyre personal.

Sonja Biserko

Në deklarimet e saj publike Sonja Biserko ka qenë mjaft e zëshme muajve të fundit kundër idesë së Aleksandar Vuçiçit  dhe Hashim Thaçit për ndarjen e Kosovës. Presidenti serb Vuçiç e quan projektin e tij ndarje me shqiptarë, ndërsa kolegu i tij kosovar Thaçi flet për korrigjim të kufijve dhe bashkim të Luginës së Preshevës me Kosovën. Presidenti serb në një fjalim para funksionarëve të partisë së tij, të cilin e mbajti së fundi, sulmoi drejtpërdrejtë Sonja Biserkon, duke e radhitur në mesin e armiqëve të Serbisë. Në një intervistë me revistën «Vreme» Biserko nënvizoi se çfarë kishte thënë Vuçiçi paraqet një kërcënim, por «pas të gjitha përvojave që kam kaluar – dhe kur i kam parasysh të gjitha pushtetet tona – nuk mund të përcaktohem sa është serioz ky kërcënim. Nuk kam më ndjenjë për këtë». Sipas Biserko stigmatizimi i përhershëm në retorikën e Vuçiçit  dhe përsëritja e këtij stigmatizimi në gazetat bulevardeske dhe në disa «shërbime të caktuara televizive» shërbejnë për ndërprerjen apo humbjen e kuptimit të çdo dialogu mbi atë se ç’është Serbia dhe nga shkon ajo.

Biserko mendon se tërbimi i Vuçiçit  kundër saj ka të bëjë me dështimin tani për tani të planit për ndarjen e Kosovës dhe me letrën e përfaqësuesve të shoqërisë civile nga Serbia dhe Kosova dërguar kryediplomates së BE-së, Federica Mogherini, ku shprehet qëndrimi kundër ndarjes së Kosovës. «Kjo letër në botën e jashtme u prit mjaft mirë dhe gjatë verës është cituar shpesh. Ndonëse nisma për ndarje doli së fundi në sipërfaqe, ajo është zier së paku dy vite. Në të vërtetë, Beogradi gjatë gjithë kohës ka kërkuar partner në Tiranë dhe më në fund e ka gjetur atë: është kryeministri shqiptar Edi Rama. Ato bisedime (për ndarjen) filluan para dy vitesh kur Rama ishte në Nish, por këto atëbotë e zbuluan Ëashingtoni dhe Londra», deklaroi Biserko. Më vonë, shtoi Biserko, idesë për ndarjen e Kosovës iu bashkuan dhe një sërë figurash prominente nga Perëndimi, siç është Wolfgang Petritschi, i cili punon për një zyrë avokatore që lobon për qeverinë serbe, pastaj Tony Blair, ish-ambasadori amerikan në Beograd, Cameron Munter, Aleks Soros, por edhe Ivan Vejvoda, Jelena Miliq, Ivan Krastev… Të gjithë këta emra tërhoqën vëmendjen te projekti i ndarjes. Kjo tani nuk është më marrëveshje mes Thaçit dhe Vuçiçit , përkatësisht Vuçiçit  dhe Ramës, por ka edhe konotacion të ri ndërkombëtar. Deri së fundi për këtë nuk ka pasur përkrahje nga bota e jashtme».

 

Asnjë zyrtar amerikan nuk ka thënë se është për ndarjen e Kosovës

Biserko tha se ideja për ndarjen e Kosovës vjen nga Beogradi – «ajo ka qenë përherë në qarkullim, në tavolinë dhe nën tavolinë. Gjithçka varej vetëm nga rrethanat ndërkombëtare. Tani kur bota gjendet në një turbullirë me të gjitha paqartësitë dhe sfidat, elita politike serbe llogarit se kjo do të jetë e përshtatshme për planet e saj. A ju kujtohet posteri i madh ‘Trampe Srbine’ (Trump, o serb), kur ishte zgjedhur presidenti i tanishëm amerikan. Çfarë duan amerikanët? Duan të mbyllin sa më shumë çështje të hapura për t’u fokusuar te Kina. Megjithatë, asnjë zyrtar amerikan nuk ka thënë se është për ndarjen e Kosovës. Ata thonë: merruni vesh ju, psataj ne do të shohim. Duket qartë se pa Gjermaninë kjo çështje nuk mund të zgjidhet. Dhe Vuçiç hapur e pranon se kancelarja Angela Merkel nuk është për ndarje, por ai thotë se prapë do të përpiqet të marrë diçka – të gjithë e dimë si shprehet ai publikisht. Në përgjithësi, ideja për ndarje është kalkulim që bazohet në paqartësitë në botën e tanishme. Këtu ende nuk ka ndodhur asgjë, çka nuk do të thotë se nuk do të ndodhë».

Biserko tha se tregimi për ndarjen e Kosovës i ka shqetësuar serbët dhe shqiptarët. Serbët në jug të lumit Ibër, sipas saj, tani nuk e kanë të qartë se çfarë do të bëhet me ta dhe një pjesë e tyre në Graçanicë tashmë mendojnë t’i shesin shtëpitë e tyre, ndërsa Lista Serbe, e imponuar me manipulime nga Beogradi si forcë kryesore politike e pakicës serbe, fare nuk angazhohet për interesat e serbëve të Kosovës. Aleks Soros është duke zhvilluar një lloj diplomacie shëtitëse mes Vuçiçit , Thaçit dhe Ramës Si përkrahës të ndarjes së Kosovës Biserko ka përmendur Aleks Sorosin, të birin e filantropit George Soros. Biserko tha se Aleks Soros është duke zhvilluar një lloj diplomacie shëtitëse mes Vuçiçit , Thaçit dhe Ramës. «Në këtë kontekst është interesant edhe Instituti East West, i cili ka dalë me qëndrimin se duhet treguar fleksibilitet ndaj Kosovës». Biserko tha ky aktivitet tani për tani është ndërprerë, por kjo nuk domethënë se nuk do të ngjallet sërish. Biserko tha se Vuçiç ka pasur përkrahje të madhe nga bashkësia ndërkombëtare për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por atij i mungon guximi për diçka të tillë, ndërsa për Thaçin nuk dihet si do të pozicionohet, sepse ndaj tij amerikanët mund të ndikojnë kur dhe si të duan”, theksoi aktivistja serbe për të drejtat e njeriut.

 

Biserko tha se ka dy vite që në Bruksel nuk zhvillohen bisedime, për shkak se është hapur kanali që nën rrogoz të flitet për ndarjen. «Këtë më së miri e kemi parë këtë pranverë kur morëm raportet e Ivan Vejvodës, Institutit  EstËest, Jelena Miliqit, pastaj vizitat e shpeshta të Aleks Sorosit dhe të ngjashme. Për çka atëherë po flasin Vuçiç dhe Thaçi, këtë nuk e di askush. Aty është kyçur edhe Mogherini për shkak të ambicieve të saj personale. Në përgjithësi, kur e shihni në mënyrë të izoluar këtë dialog për Kosovën, tmerroheni sa njerëz jokompetentë dhe të pamoralshëm ka aty, të cilët interesin shoqëror dhe nacional e vënë nën interesin e tyre personal. Papërgjegjësia dhe papjekuria e këtyre elitave është humbëse».

Në pyetjen e «Vreme» se si e sheh ajo zgjidhjen e problemit të Kosovës, Biserko u përgjigj: «Më së shkurti – që Serbia të pranojë pavarësinë e Kosovës. Nuk ka zgjidhje tjetër. Gjithçka tjetër është humbje kohe. Që nga viti 2000 është investuar shumë në opsionin europian të rajonit dhe në anëtarësimin në NATO, dhe krejt kjo është bazuar në kufijtë ekzistues. Çdo ndryshim i tyre do të ishte shembje e Europës».

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme