Hasani: Mos të ishin mediat, paramendoni çfarë dhune do te ishte ushtruar

Ditën që u votua Qeveria Hoti, më tre qershor, presidenti Hashim Thaçi, që kishte filluar së fundmi të dilte në oborrin e përbashkët të Presidencës e Kuvendit, mbajti konferencën e radhës.

Paradite, derisa në Kuvend po bëhej gati votimi për qeverinë e re, aty kishte pasur grumbuj personash që ishin të pakënaqur fillimisht me rrëzimin e qeverisë Kurti e edhe me votimin e qeverisë Hoti.

Megjithatë, pasdite aty nuk kishte ndonjë person që do të mund të pengonte konferencën e presidentit, që kishte dalë për t’u drejtuar atyre.

Aty kishte kaluar Veron Hasani, që është edhe mbështetës i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe i ishte drejtuar presidentit duke e quajtur hajn.

“Isha me vllaun dhe një shok duke ec lirshëm, u shpreha lirshëm, policia erdhi dhe tentoi qe mohu me e thon qat fjale qe e thash, nëpërmjet dhunës”, tregon Hasani, për emisionin Raport në KTV.

Kjo fjalë nuk e kishte ndërprerë konferencën e presidentit Thaçi, por i kishte penguar mbrojtjes së afërt të presidentit.
Gradualisht në pamjet e publikuara nga gazetari i Indeksonline, Jeton Sopa, ata shihen tek nisen nga oborri duke i kapërcyer rrethojat, drejt Veron Hasanit.
Në pamjet e publikuara shihen se si teksa dy prej tyre tentojnë ta neutralizojnë Hasanin, vjen edhe një tjetër prej personelit të mbrojtjes së afërt të presidentit, që shihet teksa e godet Hasanin
“Janë sjelle ne forme te dhunshëm, me kan godit, pa u deklaru qe jan polic. Me kidnapun, me futen ne nje kabine, pasi qe isha gjakos, u deklarun qe, me gjakosen, me thojsin mos bo makijash me gjakun afër”, thotë Veron Hasani.
Përderisa personat që konfrontoheshin nuk kishin uniforma, pati edhe qytetarë të tjerë që u përfshinë aty.
“Konsideroj qe nuk eshte dashtë me ndërhy ne at rast. Nuk u deklarun qe jon polic, qe ke edhe pasi i pyetem, kush jeni çka jeni, nuk tregun. Qytetarët ndërhyn, u mundun me ndal at brutalitet te policisë, mbrojtjes se afërt të Hashim Thaçit, presidentit”.

Rasti i Veronit tani ka kaluar në kompetencë të Inspektoratit Policor.
Megjithatë, ushtruesi i detyrës së kryeshefit në këtë institucion, në paraqitjen e tij për raportim para Komisionit për Punë të Brendshme, nuk ka dhënë shumë informata për hetimet e as se sa zyrtarë janë duke i hetuar.
“Hetuesit tonë ju kanë përgjigj shumë shpejt rastit, ne të gjitha veprimet i kemi ndërmarrë më autorizim të prokurorit të shtetit, epilogu është që zyrtarët policorë i kemi intervistu në cilësinë e të dyshuarve. Kemi ndërmarrë disa autorizime, kemi tentu mi marrë pamjet e kuvendit por pa autorizim të prokurorit mos mi marrë, pasi i kemi siguru të nesermën, hetuesit janë tu i analizua të gjitha pamjet”, kishte thënë Exhevit Zuka, kryeshef i Inspektoratit.

“Hetimi bëhet në bashkëpunim me prokurorinë e rasti është nën hetim. Në këtë fazë dhe në këtë situatë kisha preferuar të diskutojmë pa media, nuk është nevoja në këtë fazë me diskutu para mediave”, kishte theksuar Burim Raqi, Drejtor i Departamentit të Hetimeve në IPK.

Rasti ka ndodhur në sheshin “Ibrahim Rugova” të kryeqytetit, pikërisht përballë Kuvendit dhe Presidencës.

Dhe përderisa ushtruesi i detyrës së kryeshefit i ka përmendur mediat si një pengesë për të dhënë më shumë informata para komisionit, Hasani, i përmend mediat, por në tjetër kuptim.
“Mos t’ishin mediat, paramendoni çfarë brutaliteti, dhune, do te ishte ushtru. Ka plot raste që nuk kane qenë mediat aty dhe është ushtru dhunë e paparë”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme