Shqipëria njofton se cilët qytetarë fqinj mund të hyjnë pa kufizime në këtë shtet

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se kosovarët janë të lirë të lëvizin në territorin e shtetit fqinj dhe anasjelltas pa ndonjë masë kufizuese.

Në njoftimi thuhet se edhe me Maqedoninë e Veriut kjo lëvizje është e lirë ndërsa me Malin e Zi mund të lëvizin vetëm ata qytetarë që posedojnë një test negativ me afat kohor prej 48 orësh.

Sipas njoftimit, me Greqinë lejohet kalimi për shtetasit e pajisur me leje qëndrimi dhe ata të pajisur me pasaporta greke, kamionë dhe për rastet të autorizuara nga autoritetet shtetërore greke.

Me vendet e tjera të zonës Schengen nuk lejohet lëvizja e lirë e shtetasve shqiptarë, përveç rasteve të konfirmuara nga autoritetet e këtyre vendeve.

Tutje në njoftimin e Policisë së Shtetit thuhet se për të udhëtuar drejt Shqipërisë kufiri është i hapur për të gjithë shtetasit e huaj apo shqiptarë, sipas rregullave në fuqi.

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme