VIDEO/Kaos para ndërtesës së Kuvendit të Serbisë, protestohet kundër masave të reja si pasojë e coronavirusit – nuk mungon as gazi lotsjellës

Përpara ndërtesës së Kuvendit të Serbisë, në orët e mbrëmjes ka filluar një protestë e qytetarëve të pakënaqur me masat e shpallura nga presidenti Aleksandar Vuçiq.

Sipas mediave serbe, protestat pasuan pas fjalimit të presidentit Vuçiq për shkak të masave për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.

Madje, në një moment, siç thuhet më tej, protestuesit arritën të hynin në Parlament, por ata u dëbuan shumë shpejt.

Policia nuk ndërhyri ashpër dhe mediat raportojnë se vetëm një person ishte arrestuar, për shkak të sjelljes veçanërisht agresive ndaj një polici.

Mediat gjithashtu raportojnë se policia hodhi gaz lotsjellës.

Megjithatë, sipas Blic.rs, protesta, e cila filloi më shumë se tre orë më parë, po bëhet më e dhunshme.

Pasi protestuesit arritën të shpërthejnë kordonin e policisë, u futën në sallën e parlamentit dhe policia arriti t’i shtyjë ata.

Tash esht Koha

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme