Paralajmërohen protesta të reja në Beograd

Pas protestave të djeshme në Beograd për shkak të paralajmërimit të presidentit serb Aleksandar Vuqiç për rikthimin e masave restriktive, për sot janë paralajmëruar protesta të reja në Beograd, respektivisht para godinës së Parlamentit serb.

Presidneti serb Aleksandar Vuqiç ka paralajmëruar se me fillim nga ora 15:00 do t`i drejtohet popullit pas ngjarjeve të djeshme.

Ndryshe, dje mijëra protestues u mblodhën para Parlamentit serb për të shprehur revoltë në lidhje me menaxhimin e pandemisë si dhe për shkak të paralajmërimit për rikthim të masave restriktive. Jozyrtarisht thuhet se kishte 70 të plagosur në mesin e të cilëve 43 ishin policë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme