Qeveria ka përpunuar udhëzime për hyrje dhe transit nëpër vend për shtetasit e Kosovës, BeH-së, Malit të Zi dhe Serbisë

Qeveria në propozim të Ministrisë së Punëve të Brendshme në bashkëpunim me ministritë e shëndetësisë dhe të punëve të jashtme ka përpunuar udhëzime për mënyrën e transitit dhe të qëndrimit të rregulluar ose të përhershëm në vend për shtetasit e Kosovës, Malit të Zi, Bosnje e Hercegovinës dhe Serbisë, si dhe të diplomatëve, anëtarëve të familjeve dhe qytetarëve të tyre me shtetësi të dyfishtë nga këta shtete.Siç informojnë nga pres shërbimi qeveritar, për transit nëpër vend qytetarët e katër shteteve gjatë hyrjes në vendkalimin kufitar për qarkullim ajror, nga Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit dhe Aeroporti i Ohrit, nuk është e nevojshme të tregojnë vërtetim mjekësor nga testi PCR i bërë, por duhet vetëm të nënshkruajnë deklaratë dhe në afat prej tre orëve duhet ta lëshojnë territorin e shtetit.

Gjatë hyrjes në vendkalimin kufitar tokësor, me qëllim të daljes nga vendkalimi kufitar për qarkullim ajror, nga Aeroporti i Shkupit dhe ai i Ohrit, duhet të tregojnë biletë të aeroplanit dhe të nënshkruajnë deklaratë për transit dhe në afta prej tre ore duhet ta lëshojnë territorin e shtetit.
Për transportuesit profesionistë (shoferë), nuk duhet të tregojnë vërtetim mjekësor nga PCR testi i bërë, vetë, kanë për obligim për respektim të detyrueshëm të protokollit për kryerjen e transportit ndërkombëtar. Për transport të organizuar me autobus ose linja të rregullta transit me autobus, lejohet hyrja për transit, me ç’rast nuk nevojitet të tregohet vërtetim mjekësor nga PCR testi i bërë, ndërsa territorin e shtetit duhet ta lëshojnë në afat prej
pesë orëve, me nënshkrimin e deklaratës për transit. Shtetasit e Republikës së Kosovës, të Malit të Zi, të Bosnje e Hercegovinës dhe të Serbisë të cilët kanë qëndrim të rregulluat të përkohshëm ose të përhershëm në vend, gjatë çdo hyrje në shtet detyrimisht të tregojnë vërtetim mjekësor me rezultat negativ nga PCR testi, i bërë 72 orë para hyrjes në shtet.

Diplomatët e huaj nga katër vendet që janë të akredituar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe anëtarët e familjeve të tyre, gjatë hyrjes në shtet nuk duhet të tregojnë vërtetim mjekësor nga PCR testi i bërë.

Shtetasit e këtyre katër shteteve të cilët kanë të caktuar paraprakisht kontrolle dhe mjekime shëndetësore nëpër spitalet në shtet, mund të realizojnë hyrje në shtet me tregim të detyrueshëm të vërtetimit mjekësor me rezultat negativ nga PCR testi, i bërë 72 orë para hyrjes në shtet, si dhe vërtetim mjekësor për kontroll të caktuar mjekësor.

Këta shtetas të cilët kanë shtetësi të dyfishtë, nëse kanë vendbanim në Republikën e Maqedonisë së Veriut (në pajtim me evidencat me të cilat disponon MPB-ja, ose janë bartës të letërnjoftimit MKD), gjatë hyrjes në shtet nuk kanë nevojë të tregojnë vërtetim mjekësor me rezultat negativ nga PCR testi. Por, nëse kanë vendbanim në ndonjërën prej këtyre katër shteteve në të cilin e kanë shtetësinë e dytë gjatë hyrjes në vend detyrimisht duhet të tregojnë vërtetim mjekësor me rezultat negativ nga PCR testi, i bërë 72 orë para hyrjes në shtet.

Ministria e Punëve të Brendshme, megjithatë, pas marrjes së deklaratave të plotësuara nga shtetasit e Kosovës, Malit të Zi, BeH-së dhe Serbisë së bashku me vërtetimet mjekësore nga PCR teste duhet t’i dorëzojnë në kontroll dhe konfirmim deri tek personat e përcaktuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe kjo ministri t’i dorëzojë deri tek Qendra rajonale për shëndet publik, në pajtim me adresat.

Këto udhëzime siç thonë nga Qeveria, Ministria e Punëve të Jashtme do t’i dorëzojë deri tek të gjitha përfaqësitë diplomatike konsullore në drejtim të informimit përkatës të opinionit./MIA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme