Janë publikuar për herë të parë pamje se si është sulmuar lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, mbrëmjen e 27 prillit, kur protestuesit maqedonas kanë hyrë me dhunë në Kuvend dhe sulmuan fizikisht deputetët.
3 vite pas këtij sulmi, në videon e publikuar nga Instory, shihen pamje nga turma e protestuesve maqedonas, të cilët i vërsulen Selës dhe sulmojnë atë fizikisht, duke e shtrirë në dysheme dhe duke e rrahur atë brutalisht. Në video shihet se atë e kanë sulmuar një grup më i madh i dhunuesve, ndërsa kanë përdorur monitor, shtizë flamuri dhe dërrasë për ta goditur në shpinë, përderisa ai qëndron i shtrirë dhe i pafuqishëm.