“Në gusht do të iniciohet zhbërja e Gjykatës Speciale”

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, në emisionin DPT te Fidani ka thënë se në muajin gusht, OVL e UÇK’së do të nisë iniciativën për zhbërjen e Gjykatës Speciale.

Haradinaj tha se OVL e UÇK’së do të organizojë peticion ku do t’i mbledhin nënshkrimet për zhbërjen e Gjykatës Speciale.

“Ne do të fillojmë me peticion që t’i mbledhim nënshkrimet që çështja e zhbërjes së Gjykatës Sepciale të shkojë në Kuvend”, është shprehur Haradinaj në T7

E pas peticionit, Haradinaj tha se do t’i thirrin edhe deputetët që të diskutohet për qëllimin e njëjtë.

“Në gusht ne do t’i thërrasim deputetët, unë besoj se deputetët janë mbushur mend, që të iniciojmë në zhbërjen e Gjykatës Speciale”, ka thënë Haradinaj.

“Ne do të provojmë të marrim iniciativën për zhbërjen e Gjykatës Sepciale, jo një herë por edhe 100 herë”, shtoi Haradinaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme