Qeveria shqiptare ka parashikuar të paguajë të paktën 100 milionë euro për gjyqin e humbur në arbitrazh ndaj biznesmenit italian, Françesko Beketi, për një tekë të kryeministrit Edi Rama.
Shuma stratosferike do paguhet nga taksapaguesit shqiptarë, ndërkohë që kaq shumë lekë nuk u dhanë as nga qeveria për të ndihmuar shqiptarët në nevojë gjatë pandemisë.
Për shkak se secili qytetar duhet të paguajë nga 400 euro për Beketin, Tirana u gdhi sot me postera.
Aktivistë të shoqërisë civile kanë shpërndarë posterat kryesisht nëpër makina.
Qeveria dhe Edi Rama nuk e kanë komentuar akoma vendimin, ndërsa më parë ishin përbetuar se nuk do japin asnjë kokërr leku për Beketin.
© SYRI.net