Avni Ajeti: Hashim je bërllogu më i madh i Kosovës, helmin ta hodhën në mjaltë… të paralajmëruam!

Ish-bashkëluftëtari i komandantit Zahir Pajaziti, Avni Ajeti përmes një postimi në Facebook, ka akuzuar rënd presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Ajeti thotë se Thaçi është bërllogu më i madh në Kosovë.

Sipas tij, helmin ia hodhën në mjaletë, por për këtë ai thotë se kanë paralajmëruar Thaçin.

Andaj, ai shton se është dashur me pas kujdes Thaçi, por sipas tij, kur e kanë paralajmëruar, Thaçi qeshte me ta.

Postimi i plotë:

Deri në vitin 1997-98, UÇK-në edhe neve si pjestar të saj na keni quajtur dorë e zgjatur e Serbis, e tash po na dilni në mbrojtje ju që nuk keni as një pikë gjak shqiptari.

Ju nuk keni lan metod pa përdor kundër ushtarve të UÇK- së, na keni qujtur uzurpator na keni quajtur njerz të fustruar, na keni diferncu dhe nuk keni lan t’zez mbi këtë tokë  pa na akuzu.

Tash nuk e di çfarë interesa keni kishe po i dalum zot UÇK-së e s’keni pas guximin me kan në UÇK-ë kur ka qenë koha, e tash lloj lloj matrapazi e ka gojen plot UÇK.

Hashim je borllogu ma i madhe i Kosoves, nëse pranon me zan në goje UÇK-në, nuk të dojnë o burr, nuk ta duan të miren edhe ata që ti kan rrahur krahet.

Hashim, është dashur me pas kujdes nga helmi që ta hodhën në mjalt, se jo për naj gjë, është mëkat, nuk është mirë që nga ai helm të psojn të tjeret, se për atë helm ke qenë i paralajmruar.

Ta kesh me die, se kur të paralajmruan qeshe me ta, gabimet që i bëre jo vetem ti, po secili do të vijë dita që ti paguani!.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme