Mehmeti: Edi Rama përfiton nga problemet që shkakton vetë

Analisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti në emisionin e tij ‘Këndi i Kimit’ në SYRI TV, tha se Edi Rama po përfiton nga problemet që shkakton vetë. Ai tha se edhe ndërkombëtarët kanë rënë në këtë kurth.

“Politikan i mirë është ai që nuk bën gabime të qëllimshme. Politikan i mirë është ai që shndërrohet në strumbullar për arritjen e zgjidhjeve dhe pajtueshmërisë. Për fat të keq Shqipëria është në duart e politikanit të llojit më të keq, që mbijetojnë duke krijuar armiq ose duke luajtur rolin e shpëtimtarit nga forcat e tjera,” tha ai, duke shtuar se Edi Rama është shembulli më tipik.

“Ashtu siç bën Piktori, duke i përbuzur kundërshtarët, duke i quajtur kadrinj, prodhim të kazanit. Ata nuk durojnë asgjë që është ndryshe. Qëllimi i tyre është vetëm që të qëndrojnë në kolltukun e pushtetit. Piktori është shembulli tipik i këtij politikani. Ai krijon problemet që të gjithë të vrapojnë pas tij se ai është zgjidhja. Në këtë kurth kanë rënë ndërkombëtarët. Ata duan të forcojnë shtetin ligjor me njeriun që e rrënon atë”.

“Ai përfiton nga problemet që shkakton vetë. Edhe tani thotë se do e ndryshojnë Kushtetutën dhe ai e do ta shesë këtë problem që vetë ka shkaktuar si një fitore për veten,” tha Mehmeti.

Sipas tij, edhe PS është shndërruar në një kompani.

“Shqipërinë e kontrollojnë ata që kontrollojnë Piktorin,” tha Mehmeti.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme