Maqedoni: Koalicioni “Tash është koha” do të protestojë të hënën tek parku i Çairit

Sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në rrjetin social fejsbuk ka shpërndarë një fotografi në të cilën tregohet vendi se ku do të mbahet protesta e koalicionit “Tash është koha”, për, siç thonë ata vjedhjen e votës që është bërë në zgjedhjet e 15 korrikut.

“Kur Drejtësia mungon në institucione ajo kërkohet në rrugë! Populli fiton gjithmonë të Drejtën e Tij!

Votat janë vjedhur si çdo herë! Hajdutët janë të njëjtët! Por…Populli ka Ndryshuar! Ky është fundi i Mafies Zgjedhore!”, shkruan Taravari.

Protesta do të mbahet ditën e hënë tek parku i Çairit me fillim prej ora 18:00.

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme