Propozohet ndërtimi i trenit të shpejtë, edhe Kosova e përfshirë

Është propozuar ndërtimi i trenit të shpejtë, ku është përfshirë edhe Kosova.

Ringritja pas Covid-19, propozohet ndërtimi i trenit të shpejtë, përfshihet edhe Kosova.

Europa duhet të përmirësojë më tej logjistikën e saj, sidomos nëpërmjet ndërtimit të rrjeteve moderne hekurudhore me shpejtësi të lartë, të cilët do të realizojnë një komunikimin të shpejtë dhe me më pak kosto në mjedis.

Forumi i Ekonomik i Vjenës i rekomandoi Komisionit Europian të financojnë ndërtimin e linjave hekurudhore të shpjeta, njëra prej të cilëve propozohet të kalojnë edhe në Shqipëri.

Linja që propozohet të prekë Shqipërinë do të nisë në Berlin, Çeki, Austri, Kroaci, Bosnjë, Mal i Zi, Shqipëri, Kosovë, Bullgari, Serbi, Rumani, Hungari.

Një degëzim i kësaj linje propozohet të shtrihet nga Sofja, në Maqedoni, pastaj nga Greqia deri në Qipro.

Hekurudha duhet të lidhë qytetet më të zhvilluara të Europës me vendet e pazhvilluara të kontinentit të tilla si Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit.

Ndërsa linjat e tjera të propozuara do të lidhin vendet e baltikut me Spanjën.

Nga kjo linjë do të ketë një tjetër që do të zgjatet në Itali dhe një në Britaninë e madhe.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme