`Kushdo që kthehet nga Shqipëria të izolohet`, përçahet koalicioni në Kosovë

Qeveria e Kosovës në kuadrin e masave të reja shtrënguese që ka marrë për përballimin e situatës së rëndë në vend, ka propozuar edhe që çdo qytetar që kthehet nga  Shqipëria, të izolohet për një javë.

Por ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka dalë kundër propozimit për këtë izolim. Ajo ka deklaruar se propozimet për shtim të masave duke kërkuar testin negativ për hyrje nga kufiri me Shqipërinë, janë absurde.

“Është një numër i madh i qytetarëve tanë që veçse janë në Shqipëri, dhe në mungesë të testeve, është krejt absurde të vetë-izolohen rreth 100,000 qytetarë, pa asnjë bazë. Logjika e izolimit total kufitar, ka sjellur vetëm dëme, sidomos për ata që kanë nevojë për trajtim shëndetësor jashtë Kosovës! Unë do të votoj KUNDËR këtij propozimi. Masat e rekomanduara nga IKSHP, duhet të respektohen maksimalisht nga qytetarët, por jo të izolohemi e të thellohet edhe më tej kriza. Higjienë, distancë dhe maskë! Kaq e thjeshtë”, ka thënë Hardinaj-Stabull.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme