Përplasje mes Fitore Pacollit e Ministres Haradinaj-Stublla në komision, Time Kadriaj ia ndal mikrofonin

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla është duke raportuar para komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, raporton arbresh.info.

Pas raportimi të saj filluan pyetjet e deputetëve, E zëshëm ishte anëtarja nga VV, Fitore Pacolli e cila i bëri një sërë  pyetjesh ministres ku dhe filloj përplasja.

Derisa, ministrja po përgjigjej, Pacolli ndërhynte në përgjigjet e saj.

Këtu reagoi kryetarja e Komisionit, Time Kadrijaj. Ajo tha se do të vendos për mbyllje të punës së komisionit.

“Fitore s’je moderatore e komisionit, apo na le me punu, apo e mbyllim punën e komisionit”, tha Kadrijaj.

“Pse po bëhesh histerike. Jemi ka tutemi krejt prej teje”, tha tutje, kryetarja e komisionit.

Haradinaj në anën tjetër është ankuar se deputetja Pacolli nuk është duke e lënë të përgjigjet.

“S’po më len mu përgjigj Fitore”, tha Pacolli.

Kryetarja e nervozuar ia ndali mikrofonin Fitore  Pacollit për t’ia ndaluar fjalën./arbresh.info/

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme