Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, ka komentuar zhvillimet e fundit politike, duke hedhur edhe kritika për një pjesë të ambasadorëve në vendin tonë të cilët kanë toleruar marshimin e Edi Ramës drejt uzurpimit të gjithë institucioneve në vend.
Gjithsesi sipas tij, Rama e ka të pamundur që të futët në zgjedhjet e ardhshme, pa marrëveshje dhe me një vend të përfshirë nga tensioni politik.
‘Çështja e diegies së mandateve ha diskutim, por nuk ka asnjë justifikim që pas 30 vitesh të zhvillohen zgjedhje njëpartiake.
Sot jemi në absolutizmin e një personi që ka uzurpuar PS-në, një ndër arsyet që iku nga parlamenti ishte se Rama nuk e njeh aulën e parlamentit. Të gjithë institucionet janë në dorën e një personi, Prokuroria, SHISH, Kontrolli i Lartë i shtetit të gjithë nuk flasin më.
Ne nuk kemi gjykatë Kushtetuese dhe kjo është akoma me e rëndë se pse ndryshohet kushtetuta. Mos të harrojmë se kundër pushtetit absolut të një njeriu e kam për ato ambasadore që dolën garant ku në vendet e tyre janë bërë revolucione siç është Anglia. Në pushtet absolut ka një njeri dhe nëse ai fle keq në darkë, të nesërmen e vuan i gjithë popullit.
Ne jemi në pikën që ky njeri që nuk është vetëm kundërshtari jonë. Na ka bërë që ne të jemi në regjimin e Facebook.
Është e pamundur që ne të shikojmë që për shkak të gabimeve të opozitës ne po shkojmë në një kurs kundër integrimit, marrëveshja e 14 janarit është bërë se është thënë se me 5 mars do të mblidhej KE për një vendim dhe ne na u vunë 15 kushte.
Është luks i madh për Shqipërinë që Sekretari amerikan i Shtetit të përshëndeste marrëveshjen e 5 qershorit’, është shprehur Idrizi.
© SYRI.net