Kim Mehmeti: Beogradi urdhëron, Tirana arreston?!

Ka reaguar me një shenim të tij edhe publicisti, shkrimtari dhe analisti Kim Mehmeti pas lajmit të arrestimit të ish ushtarit të UCK nga policia shqiptare.

Shenimi i plotë:

“Lexova diku se policia e Shqipërisë paska ndaluar një veteran të UÇK-së, pas një fletë-arresti nga Interpoli i Serbisë?!

Ku ta dish, mbase kjo do të thotë se ka filluar të funksionoje ‘Mini Shengeni’ i Piktorit të ‘Rilindjes’. Apo se ka nisur ‘bashkimi’ i shqiptarëve ashtu siç e para sheh ‘Ballkani pa kufij’, me kryeqendër Beogradin!

Sido qoftë, neve nuk na ndodh asgjë më shumë seç i ndodh popullit që ka burrështetas të cilët ‘vëllazërohen’ me ata, që natë e ditë punojnë kundër shqiptarisë, që natë e ditë punojnë për të gjetur shtete për të hequr njohjen e Kosovës, kur ke burrështetas të cilët nuk e kanë kuptuar se ‘Ballkani pa kufij’, me shqiptarët e ndarë me kufij në të, e faktorizon Serbinë!

Dhe siç janë katandis punët dhe nëse shkohet me këtë mendësi perverse politike, mua nuk do më habit fare, nëse një ditë, kryeministri i Shqipërisë, që ti përmirësojë marrëdhëniet me Serbinë, që të forcojë vëllazërinë serbo-shqiptare, t’i propozojë Kuvendit të Shqipërisë heqjen e njohjes së Kosovës!”, shkruan Kim Mehmeti

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme