Protesta që habiti Europën/ Virologu: Bërtisnin shumë, do…

Nga flamujt me ylber e deri te flamujt e perandorisë. Nga thirrjet për largimin e Angela Merkel deri te pankartat: “Nuk ka koronavirus”.

Rrugët e Berlinit u ‘pushtuan’ dje nga një protestë që habiti Europën. Në mesin e pandemisë, dhjetëra mijëra njerëz dolën në shesh në atë që gazeta BILD e quan ‘protesta më e çmendur në Gjermani’.

Policia thotë se në rrugë dolën të paktën 20 mijë njerëz, në një përzierje mesazhesh. Motoja e kësaj proteste ishte: “Fundi i pandemisë- Dita e Lirisë”.

Policia tentoi që të shpërndajë turmën, por shumë prej tyre rezistuan dhe qëndruan në rrugë për orë të tëra. Nga përplasjet u regjistruan 18 policë të plagosur, tre prej tyre u dërguan në spital.

Shumë prej të pranishmëve janë kundër vaksinimit. Të tjerë mendojnë se vaksina është një shpikje e qëllimshme për t’u injektuar njerëzve një cip.

Gazeta BILD shkruan se protestuesit akuzojnë se ky është një gjenocid botëror nga bankierët e famshëm Rothschilds, që duan të prezantojnë një kriptomonedhë me çipat që do futen përmes vaksinës.

Asnjë nuk dukej i shqetësuar për masat e distancimit. Madje disa hodhën pankarta ironizuese: “Ne jemi vala e dytë”.

Megjithatë, virologu i njohur gjerman, Jonas Schimdt-Chanasit mendon se kjo protestë do prodhojë shumë raste me virus: “Ata bërtisnin shumë”, tha ai, duke shtuar se kjo shton mundësinë e infektimit.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme