Forca të shumta policore speciale kanë mbërritur në ambientet e televizionit “Ora” dhe të armatosura rëndë kanë rrethuar ambientet.
Në pamjet e hedhura nga gazetarja Klara Dervishi, duken policë të armatosur të cilët qëndrojnë jashtë ambienteve të televizionit të njohur, i cili është në pronësi të Ylli Ndroqit dhe bashkëshortes së tij.
Kujtojmë se mëngjesin e sotëm SPAK njoftoi për sekuestrimin e 26 pasurive të Ndroqit, mes tyre edhe medias “Ora”.
© SYRI.net