Policia e Kosovës ka arrestuar sot rreth orës 01:00 në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë një person që duket se punon si taksist në një nga kompanitë që operon në kryeqytet.
Dëshmitarët e kësaj ngjarjeje, banorët e kësaj rruge, thonë se policët kanë përdorur gjuhë të papërshtatshme ndaj të arrestuarit çka ka ngjallur edhe reagimin e këtij të fundit.
Pas arrestimit, ka ardhur edhe mjeti i veçantë për të larguar automjetin që shërbente si taksi.
KosovaPress ka kontaktuar edhe Policinë në Prishtinë për të kuptuar arsyet që kanë çuar deri në arrestimin e personit, por deri më tani nuk ka marrë përgjigje.