Robert Baer, një ish operator i CIA me përvojë të madhe në Lindjen e Mesme, tha se videot e shpërthimit të së martës treguan se nitrati i amonit mund të ketë qenë i pranishëm në depo, por ai nuk beson se kjo ishte arsyeja konkrete e shpërthimit masiv në Bejrut.
Kryeministri i Libanit, Hassan Diab, tha se 2,750 tonë me nitrat amoniumi, një material mjaft eksploziv i përdorur në plehra dhe bomba, ishte ruajtur për gjashtë vjet në një depo porti pa masa sigurie.
“Ishte qartë një eksploziv ushtarak,” tha ai.
“Nuk ishte shpërthim si nitrat amoniumi. Jam mjaft i sigurt për këtë.”
/GazetaBlic/