Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike, 200 kilogramë, e dyshuar kanabis sativa, është kapur në doganën e Bllatës.
Sipas “News24”, lënda narkotike është gjetur në një kamion me targa AA 450 YE drejtohej nga Florian Alimani nga fshati Gjoricë, me banim në Durrës.
Kamioni kishte logot e një mobilierie, ndërsa ishte nisur drejt Maqedonisë së Veriut dhe droga dyshohet të mos jetë ngarkuar në Dibër.
Kamioni ishte i përshtatur dhe sasia e kanabisit ishte vendosur në një pjesë të ndarë në dyshemenë e kamionit.