Banka Gjermane investon në tri shkolla fillore në Gjilan

Banka Gjermane do të financojë një program për investime në izolim të kulmeve dhe në termoizolim në tri shkolla fillore në komunën e Gjilanit. Pos këtyre investimeve, në këto shkolla do të ndërrohen dritaret e do të ketë instalim të sistemit të ngrohjes.

Shkollat përfituese nga ky program janë “Dëshmorët e Kombit” në fshatin Livoq i Ulët, shkolla “Ibrahim Uruqi” në fshatin Bresalc dhe shkolla “Liria” në fshatin Pogragjë.

Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik, Valbona Tahiri ka shoqëruar grupin e ekspertëve nga kompanitë të cilat janë të përzgjedhur për zbatimin e programit dhe ata kanë vizituar këto tri shkolla me qëllim të vlerësimit të gjendjes aktuale të infrastrukturës.

Drejtoresha komunale ka deklaruar se intervenimi me masa të efiçiencës së energjisë në objekte publike do të ulë koston e shpenzimeve për 50 për qind. Dhe, sipas saj, kursimi do t’i ndihmojë arkës komunale e cila do të paguajë më pak për energjinë e shpenzuar.

“Këto kursime do t’i kthejmë në investime publike dhe projekte me ndikim në zhvillim ekonomik dhe në interes të gjithë qytetarëve. Sektori i Efiçiencës së Energjisë në kuadër të Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik në bashkëpunim të ngushtë me shkollat përfituese do të përkujdeset për realizimin e të gjitha aktiviteteve me qëllim që ky program të zbatohet me kohë dhe sipas marrëveshjes me KfW” ka thënë ajo.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme