Presidenti libanez: “Bomba ose raketa” mund të ketë shkaktuar shpërthimin

Presidenti i Libanit tha të premten se një investigim po shqyrton nëse shpërthimi në Bejrut ka ndodhur shkaku i ndonjë “rakete ose bombe”, transmeton Alsat.

Presidenti Michel Aoun ka folur të premten pasi numri i viktimave ka shkuar në 154, ndërsa i të lënduarve në mbi 5 mijë, pas shpërthimit në portin e Bejrutit.

Presidenti Aoun u tha mediumeve lokale se “Ende nuk është zbuluar shkaku” dhe se “Ekziston mundësia e ndërhyrjes së jashtme përmes një rakete ose bombe ose ndonjë akti tjetër”.

Ekipe të shpëtimit nga e gjithë bota po vazhdojnë kërkimet nën gërmadhat e lagjeve të shkatërruara në Bejrut.

Brenda 24 orëve janë shpëtuar së paku edhe tre persona.

Gjatë ditës së sotme janë parë ekipe të shpëtimit nga Rusia dhe Franca të cilët përmes qenve të specializuar po vazhdojnë kërkimet.

Në mesin e të shpëtuarve është edhe Joe Akiki, njl 23 vjeçar që rezultonte i humbur që nga dita e shpërthimit.

Ministri i Shëndetësisë, Hamad Hassan njoftoi sot se për momentin 120 persona janë në gjendje kritike.

Fillimisht autoritetet libaneze njoftuan se shpërthimi i së martës ka ndodhur për shkak të zjarrit të shkaktuar nga 2.750 tonë amon nitrat, që ishte deponuar në port që nga viti 2013.

Si pasojë nga shpërthimi rreth 12 për qind, ose më shumë se 300 mijë qytetarë të Bejrutit janë të pastrehë për shkak se shtëpitë e tyre janë shkatërruar nga shpërthimi i së martës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme