Para pak çastesh në spitalin e qytetit “Shën Naumi i Ohrit” ka pasur përleshje fizike.
Informacionet e para flasin se përleshjes fizike i ka paraprirë një aksident trafiku ku është shkelur një fëmijë, ndërsa përleshja ka ndodhur si pasojë e revoltës së familjarëve të fëmijës.
Nga policia konfirmojnë se është raportuar për prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe shtojnë se për momentin ekipet janë në vendngjarje dhe se po punohet për zbardhjen e plotë të rastit.