Ky është momenti kur presidenti amerikan, Donald Trump braktis konferencën për shtyp pasi agjentët e Shërbimit Sekret e njoftojnë se një person po sillej në mënyrë agresive përpara Shtëpisë së Bardhë, duke kërcënuar se kishte armë.
Më pas, Shërbimi Sekret deklaroi se e kishte qëlluar 51-vjeçarin.
Trump u rikthye në konferencën për shtyp. Në një moment ai pyeti: A isha i tronditur?
Në fakt, ai ruajti qetësinë kur u shoqërua vetëm pesë minuta pasi kishte nisur konferenca për shtyp.
© SYRI.net