Hysni Gucati reagon ndaj Hotit: Bisedimet me Vuçiqin në Bruksel janë mashtrim i popullit

Shoqata e Veteranëve të UCK-së ka reaguar ndaj kryeministrit të Kosovës Avdullah Hotit për bisedimet me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq në Bruksel, duke e quajtur mashtrim të popullit.

Përmes një postimi për media, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka thënë se takimi i Hotit me Vuçiqin ishte shaka dhe lojë që ky i fundit ia bëri Hotit.

“Takimi i kryeministrit Avdullah Hoti me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq nuk ka qenë produktiv, ishte shaka, lojë dhe ofendim që ia bëri presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq kryeministrit Hoti. Bisedimet e kryeministrit Hoti rreth dialogut maratonik Kosovë – Serbi ishin pa platformë dhe legjitimitet. Në këtë takim presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq e nënçmon Hotin, njëkohësisht edhe Kosovën”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Ai thotë se shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së janë të zhgënjyera për paraqitjen e Hotit në takimin e Brukselit, si dhe rolin e Brukselit që ishte në favor të Serbisë.

“Shoqatat e dala nga lufta e UCK-së, pos që janë të zhgënjyera me paraqitjen e kryeministri Hoti në takimin e Brukselit, janë të zhgënjyera edhe me rolin e Brukselit që kishte rol të njëanshëm dhe në favor të Serbisë. Dita-ditës Brukseli po e humb rolin e vendit ndërmjetësues, sepse po e mban hapur anën e Serbisë, duke e dëmtuar procesin e pavarësisë së Kosovës”, tha ai. /Zëri

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme