Filmit “Exil” të regjisorit Visar Morina i ndahet çmimi kryesor në Festivalin e Sarajevës

Filmi “Exil” i regjisorit nga Kosova, Visar Morina, ka fituar çmimin kryesor në Festivalin e Filmit në Sarajevë.

Çmimi “Zemra e Sarajevës” iu nda filmit “Exil” në ceremoninë që u mbajt online për shkak të pandemisë së COVID-19.

Morina është një regjisor që ka fituar disa çmime në festivale të ndryshme. Ai ka lindur në Kosovë por jeton dhe punon në Gjermani.

Filmi “Vera dreams of the sea”, i regjisores nga Kosova, Kaltrina Krasniqit, i cili është në fazën e postproduksionit, u shpërblye me çmimin “Post Republic”. Ky film ishte pjesë e programit Work in Progress”, të festivalit.

Çmimi për regjisorin më të mirë, iu nda Ru Hasanov, për filmin “The Island Within”.

“Zemra e Sarajevës” për aktoren më të mirë u fitua nga Marija Shkariçiq për rolin në filmin “MARE”, me regji të Andrea Shtaka, dhe për aktorin më të mirë, Vangelis Mourikis në filmin ” Digger” me regji të Georgis Grigorakis.

Këtë vit garuan 49 filma për çmimet “Zemra e Sarajevës” në kategoritë e filmave artistikë, dokumentarë, të shkurtër dhe studentorë.

Në Festival këtë vit u shfaqen 187 filma nga 56 vende në katërmbëdhjetë programe.

Prej tyre 64 u shfaqen si premierë botërore.

Festivali i Filmit në Sarajevë është themeluar gjatë luftës në Bosnje në vitet 1990 dhe prej atëherë është kthyer në industrinë më të madhe të kësaj fushe në rajon. Në këtë festival rregullisht kanë marrë pjesë emra të njohur të kinematografisë botërore. Njihet si një ndër festivalet më të njohura të filmit në Evropë./REL

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme