Kohë më par ëish komandantit i UÇK-së Rexhep Selimi pati deklaruar se dramaturgu dhe regjisori Haqif Mulliqi ia kishte shpëtuar jetën. I ftuar në emisionin “Pa maskë”, Haqif Mulliqi është shprehur i befasuar nga kjo konsideratë ndaj punës së tij të atëhershme si gazetar. Ai ka rrëfyer ngjarjen e cila solli deri tek demaskimi i planit të regjimit të Serbisë i cili ishte vënë pas figurave të rëndësishme themeluese të UÇK-së, njofton 24-ore.info
“Në Serbi mendonin që një prej kategorive më të rrezikshme në Kosovë janë gazetarët, se ata janë ndoshta armiqtë më të mëdhenj të Serbisë”, ka deklaruar Haqif Mulliqi.
“Unë në vitet e 90’ta kam bashkëpunuar shumë me Bajram Kelemendin, avokatin e ndjerë, një njeri jashtëzakonisht potent dhe të mençur. Dhe më thirri një ditë më tha, dëgjo ishte një grup që ishin kapur 3 eksponentë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në vitin 1996, Idriz Asllani dhe Avni Nura. Dhe, përgatitej një proces gjyqësor. Bajrami më tha se më duket se e kanë sajuar aktakuzën, por aktakuza u dorëzohej avokatëve që do të thotë palëve edhe në gjuhën e tyre. Ka qenë shumë e kriminalizuar deri në përmasa të fashizmit veprimi, një prokurore Darica Marinkoviq. Po ta marrim atë aktakuzë, më thotë Bajram Kelmendi mua, do ta bënim një punë të jashtëzakonshme. Unë e kisha një mikun tim që nuk ishte gjykatës në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, ishtë këshilltar. Edhe Bajrami e njihte dhe kishte një lidhje familjare me të. Kur shkova, ai më tha, po më duket e kanë bërë (aktakuzën), është duke u përkthyer tek përkthyesi. Përkthyes ishte një burrë nga Opoja që ishte një burrë pa asnjë të keqe, ishte përkthyes, nuk kishte ndonjë impakt të madh në fatin e njerëzve. Shkon ky miku ndërsa ai thotë mirë që erdhe, merre aktakuzën, lexoje nja 10 minuta derisa ta pi një kafe dhe të pushoj pak. Ky miku erdh ma dha aktakuzën dhe tha dil fotokopjoje, kemi vetëm 5-6 minuta kohë”, rrëfen Mulliqi ngjarjen e cila do të bëhej shkaktare që në opinion të publikoheshin emrat e shenjestruar të njerezve të UÇK-sëq nga regjimi i Serbisë. Mulliqi tregon se në shpejtësi aktakuzën e kishte kopjuar në zyrën e avokatit Avni Gjakova.
Pasi kishte marrë aktakuzën, Mulliqi kishte komunikuar sërish me Bajram Kelmendin dhe ishin dakorduar që edhe ai të jeptë një deklaratë për gazetë në atë kohë. Mulliqi tregon se në atë aktakuzë që përgatitej ishin emra të ndryshëm që synonte t’i arrestonte Serbia, duke filluar nga Hamëz Jashari, Ilaz Kodra, Rexhep Selimi dhe shumë të tjerë të cilët ende nuk ishin të arrestuar. Me publikimin e këtij materiali, ishte demaskuar plani i asokohshëm i Serbisë ndaj anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
Vetë Rexhep Selimi kishte deklaruar se nëse do të arrestohej në atë kohë, shumë procese do të mund të zhvilloheshin ndryshe në Kosovë./24-ore.info