Çfarë ndodhi në det?/ Zbardhet dëshmia e Indrit Bajraktarit në gjykatë

ndrit Bajraktari, 25-vjeçari që kishte dalë në det me motor uji me 17-vjeçaren Enisa Doda që u mbyt në Velipojë, do të qëndrojë me masën e sigurisë arrest në burg.

Këtë vendosi sot gjykata, e cila dëgjoi edhe versionin e të dyshuarit për mbytjen e adoleshentes.

Për herë të parë, ai ka treguar çfarë ndodhi në det 4 ditë më parë, kur Enisa Doda u gjet e mbytur.

Indrit Bajraktari është shprehur se kanë qenë të dy së bashku me motor uji. Sipas tij, nga motori u rrëzuan të dy pa ndjenja.

25-vjeçari ka deklaruar se për rreth 40 minuta ka qëndruar pa ndjenja në ujë. Ai pretendon se është gjetur nga një çift tjetër të cilët kishin dalë gjithashtu me motor uji.

Pavarësisht pretendimeve të tij, gjykata ka vendosur arrest me burg për 25-vjeçarin, i cili akuzohet për moskallëzim krimi. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, 17-vjeçarja Enisa Doda humbi jetën nga bllokimi i frymëmarrjes pasi u mbyt në det.

Sipas ekspertëve, shenjat e nxira në trup janë si pasojë e bllokimit të frymëmarrjes dhe jo nga dhuna, siç dyshoi fillimisht policia.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme