Haradinajt i shtohet konkurrenca, LDK-ja po mendon për postin e presidentit

Më takimin se së hënës, ku do të takohen liderët e partive të koalicionit qeverisës, pritet të diskutohet edhe posti i presidentit.

Për këtë së fundi, AAK-ka shpallur kandidatë liderin e saj Ramush Haradinaj, me arsyetimin se “është i gatshëm të marrë përgjegjësi”, por në LDK besojnë se ky posti i takon asaj, si partia kryesore në koalicion. Këtë e ka thënë sekretari i përgjithshëm i LDK-së dhe ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi.

Takimi i liderëve të partive të koalicionit ishte paraparë të mbahej të enjten, por është shtyrë për të hënën.

“Kemi parë deklarata që shumë shpesh kanë marr edhe vëmendje mediatike, qoftë të liderit të AAK-së, qoftë të tjerëve. qoftë edhe për pozita të ndryshme për mbarëvajtje të koalicionit ose qasjen e qeverisë karshi dialogut e kështu me radhë. Ideja është që të ulen krerët e partive. Thjeshtë një takim i cili do t’i trajtojë të gjitha çështjet e hapura duke përfshirë edhe mënyrën e dialogut edhe çështjen e presidentit. Nuk është diskutuar asnjëherë se cilës parti duhet t’i takojë, por unë besoj që edhe LDK-ja si një parti shtet-formuese, e cila ka dhënë shumë për vendin, edhe i ka numrat në Kuvend, besoj se mund t’i takojë posti i presidentit”, theksoi Abrashi për KP-në.

Çështja e presidentit ka kohë që është hapur. Këmbëngulësia e LDK-së për këtë post, kishte zvarritur për shumë kohë krijimin e qeverisë Kurti, që më pas u rrëzua me mocion mosbesimi të nisur po nga LDK-ja. Tash, LDK-ja është partneri kryesor në koalicionin që e përbëjnë edhe AAK-ja, Nisma dhe minoritetet.

President është Hashim Thaçi dhe mandati i tij përfundon në pranverë, por mund të japë dorëheqjen qysh tash, nëse i konfirmohet aktakuza nga Specialja.

Më herët, edhe nga AKR-ja thanë se “kandidat i tyre është Behgjet Pacolli”, por kjo u mohua nga lideri i kësaj partie.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme