Tirana – Cervena Zvezda/ Stankoviç: Nuk më intereson asgjë tjetër përveç futbollit, Tirana është…

Trajneri i Crvena Zvezdës, Dejan Stankovic ka folur në prag të përballjes ndaj Tiranës e vlefshme për paraeliminatoret e Champions Leagues.

Dueli do të zhvillohet ditën e martë ora 20:00 në stadiumin “Air Albania” dhe do të transmetohet ekskluzivisht në SYRI TV dhe SYRI.net.

 “Ne kemi një ekip që adapton shpejt. Duhet të kemi durim dhe të kërkojmë fitoren. Unë kam ardhur të luaj futboll dhe asgjë tjetër, gjërat e tjera nuk më interesojnë. Në qoftë se unë do ta mendoj që bota do të ndalojë po ta humbas këtë ndeshjen, atëherë do ta quaja të humbur. Por futboll është luajtur edhe para kësaj ndeshje dhe do të vazhdojë të luhet. Më vjen keq për të gjithë që nuk kemi tifozë. Janë pjesë e madhe e futbollit. Shpresoj që sa më shpejt t’i rikthemi normalitetit.

Fakti që është një ndeshje ka ndikim. Ne kemi studiuar kundërshtarin, përgatitemi emocionalisht. Shpresoj që jemi përgatitur në momentin e duhur.

Është fakt që do të luajmë me Tiranën, nuk kam hapësira që të zgjedh. Mendoj që di mjaftueshëm për Tiranën. Është ekip i ri i organizuar. Kundërshtar i denjë shumë i mirë”, tha fillimisht Stankovic.

Tirana si Inter i 2010?  Me sa kuptova unë këtu, trajneri i Tiranës mori rolin e favoritit. Në qoftë se e thoni ju këtë unë jam dakord.

Mungesat e Crvenës – Një pjesë e ekipit ka ngelur në shtëpi për t’u punuar dhe stërvitur. Loja do tregojë aftësinë e lojtarëve. Thjesht përzgjedhja është e tillë.

Tifozët e Interit në Shqipëri- Me aq mundësi sa pata që dola nëpër Tiranë, mora vesh që kishte shumë tifozë të Interit. Unë për momentin mendoj vetëm për Crvena Zvezdën. Kontes i uroj fat.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme