Skuadra e Crvena Zvezdës zbarkoi në aeroportin “Nënë Tereza” përpara një ore. Kampionët e Serbisë do të akomodohen në hotel “Plaza” në kryeqytet.
Sipas informacioneve, stafi i plotë i Crvenës përbëhet nga 50 persona. Madje klubi ka marrë dhe një kuzhinier serb, i cili do të kontrollojë bashkë me mjekët gatimet për lojtarët, stafin dhe klubin.
Ndryshe nga sa ishte paralajmëruar se do të vinin në Shqipëri me policë serbë, Crvena Zvezda nuk ka marrë forca të posaçme të rendit pasi lojtarët do të izolohen në një kat të veçantë të hotelit “Plaza”. Megjithatë, klubi serb ka kërkuar nga autoritetet shqiptare që të testohen dhe shoferët shqiptarë që do t’i transportojnë në hotel.