Platforma Digitalb është në një rënie të lirë, teksa dështimet duket se nuk kanë të reshtur.
Pasi humbën të drejtën e transmetimit të kampionatit të Kosovës, për shkak të borxheve që Digitalb i ka Federatës së Futbollit të Kosovës, ditën e djeshme ‘Syri TV’ i dha një goditje të rëndë kësaj platforme, teksa i mori të drejtën e transmetimit të ndeshjes Tirana-Crvena Zvezda, e vlefshme për raundin e dytë të Ligës së Kampioneve.
I ndodhur para një situate kaotike, Ben Blushi ka gjetur një zgjidhje të qahet tek Mero Baze, i cili së fundmi e ka cilësuar si skandal, në portalin e tij, faktin që sfida mes Tiranës dhe Crvena Zvezdës, do të transmetohet falas në ‘Syri TV’.
Në rast se ngërçi financiar nuk zgjidhet, atëherë fati i Digitalbit dihet…
© SYRI.net