“Jemi në vendin ku duhet te ndërtohet autostrada Shkup-Bllacë, këtu edhe siç mund të shihni, ka filluar të del bari. Kjo është shenja ku e kanë vendosur për t’i pasur pikat se deri ku duhet të ndërtohet autostrada.
Si dhe uji ka bërë edhe shtratin e vetë”, Afrim Jonuzi, gazetar.
Filloi të rrafshohet një pjesë e malit, por u la në gjysmë.
Kështu sot duket vendi ku filluan punimet për autostradën Shkup-Bllacë.
Pikat i kanë vendosur, por nuk po punohet.
Punimet e fundit në këtë pjesë ishin para fushatës zgjedhore.
Banoret thonë se prej asaj dite nuk janë pa më.
Në mbledhjen e këshillit të përgjithshëm të BDI-së u bë e ditur se BDI-së do të udhëheqin me ministrinë e Ekonomisë dhe të Financave, andaj Ahmeti foli projekte kapitale, me çka përmendi edhe autostradën Shkup-Bllacë.
“Nuk pret më koha për vazhdimin e rrugës Ohër-Qafthanë, nuk pret më situata se të gjitha procedura janë kaluar për rrugën që lidhë Shkupin me Kaçanikun”, theksoi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
Shkuam edhe në brendësi të fshatit Bllacë ku gjendet mu në pikën kufitare me Kosovën.
Atje banorët nuk deshën të flasin para kamerave, por thanë se janë të dëmtuar shumë me çmimin e tokave që shteti paguan për tua ble. Banorët thonë se këtë punë nuk do ta lënë me kaq dhe se kanë angazhuar edhe një avokat për zgjidhjen e problemit.
Gjatë ditës së sotme jemi munduar të kontaktojmë edhe me koordinatorin e projektit Bujar Osmanin, për ta pyetur se pse janë ndal punimet, por përgjigje nuk pati.