FOTO/ Kush është shqiptari i akuzuar për vrasje të dyfishtë në Maltë? Nga vjedhja e 300 mijë eurove te…I akuzuar edhe vëllai i tij

Një i ri shqiptar është arrestuar të martën nga policia në Maltë i akuzuar për një vrasje të dyfishtë.

2_diamonds_international_holdup_5

Daniel Muka akuzohet për vrasjen e ndodhur në Sliena, pasi policia sulmoi një apartament në Floriana.

Arrestimi i Mukës vjen një ditë pasi automjeti i përdorur nga tre personat që kryen vrasjen e shtetasve Chris Pandolfino dhe Ivor Maciejowski në shtëpinë e tyre në Sliema, u gjet nga policia.

Pajisjet e përdorura për të ndaluar valët radio dhe të celularëve u gjetën brenda automjetit si dhe objekte të tjera që tregojnë se vrasja ishte kryer nga vrasës profesionistë.

Kush është Muka dhe çfarë histori kriminale ka?

16649389_1386356264762244_3941094277918321776_n

Ky nuk është problemi i parë i tij me ligjin. Muka u akuzua për vrasjen në tentativë të tre oficerëve të policisë, duke rezistuar në arrest dhe duke shkaktuar plagë të lehta, si dhe mbajtje pa leje të armës së zjarrit dhe mbajtje të kokainës në vitin 2017.

Incidenti ndodhi kur policia shkoi për të arrestuar. Gjithashtu, ai akuzohet si një nga dy personat në lidhje me vjedhjen e rreth 300 mijë eurove, shkruajnë mediat malteze.

Gjatë arrestimit në St George’s Bay, Muka nxori një armë zjarri, e drejtoi atë te oficerët dhe u përpoq të qëllonte, por shkrepja u bllokua.

Vëllai i Danielit, Begtash Muka, ishte përfshirë gjithashtu në grabitje, pasi policia e kishte gjurmuar atë përmes analizave të ADN-së.

Të dy kishin arritur të shpëtonin me një sasi të papërcaktuar të argjendarisë, pasi hynë në dyqan të armatosur si dhe me maska ​​dhe paruke.

Oficeri i sigurimit, një italian që ishte i punësuar nga G4S për disa vite dhe mbikëqyrësi në vend, u sulmua nga një prej grabitësve, i cili e goditi në kokë me qytën e armës.

whatsapp_image_2020-08-25_at_15.08.12
Begtash Muka

Muka u akuzua për vrasjen në tentativë të oficerëve të policisë në tetor 2017 dhe u përball me akuza për grabitje, disa javë më vonë.

Begtash Muka ishte akuzuar gjithashtu për mbajtje të armëve, ndërsa përpiqej të shkallmonte gardhin rrethues në Aeroportin Ndërkombëtar të Maltës.

auto_19d96e45585b7107f827db1a9b49fd826c199760-1598363341-5f4516cd-630x4201598384673

Kur pa që ushtarët po afroheshin, Begtash Muka u largua me vrap në drejtim të kazermave ushtarake, duke nxjerrë një pistoletë.

Policia gjeti një Volkswagen të braktisur me targa me numra të vjedhur afër gardhit rrethues, për të cilin ata mendojnë se është përdorur nga të akuzuarit.

 

/Panorama/

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme