Veprimtari i njohur shqiptar që jeton në Amerikë, Uk Lushi, ka ftuar Albin Kurtin e Vetëvendosjes të jetë sot me shqiptaro-amerikanët në takimin virtual.
Kujtojmë se kryetari i VV-së, Albin Kurti para pak ditësh, ka njoftuar se ka refuzuar takimin virtual me shqiptaro-amerikanët, ndërkohë që Lushi i ka bërë thirrje të sot të jetë sërish me ta, shkruan Arbresh.info.
Ai ka thënë se shqiptarët dinë të bashkohen kur janë në pyetje interesat vitale.
Ky është postimi i plotë:
Shumë shqiptarë të Amerikës punuan shumë këto ditë dhe nesër mbahet Takimi Zoom mes grupit nismëtar riorganizativ të shqiptaro-amerikanëve dhe liderëve të Kosovës. E ftoj publikisht edhe kryetarin e VV-së Albin Kurti të jetë me ne.
Shqiptarët dinë të bashkohen dhe bashkëbisedojnë kur interesat tona vitale janë në pyetje.