I moshuari Seri Petanaj nga Vlora u gjet pa jetë në banesën e tij ditën e djeshme. Policia bëri me dije se ishin gjetur disa shenja dhune në trup, çka ngritën dyshime mbi vdekjen e të moshuarit 91 vjeçar, e për pasojë u kërkua autopsia mjekoligjore.
Pas vrojtimit të trupit nga mjdku ligjor mësohet se i moshuari është masakruar me thikë. Disa goditje thike në trup dhe një në fyt. Dyshimet e bluve mbi të cilën janë duke punuar është ajo e grabitjes së banesës.
Dyshohet se person apo persona ende të paidentifikuar janë futur në banesën e të moshuarit për të vjedhur. Pasi kanë has në kundërshtinë e të moshuarit e kanë qëlluar disa herë me thikë, duke e lënë pa jetë në vend. Më pas kanë kryer vjedhjen e banesës.
Ndërkohë banorë të lagjes kanë folur për Syri.tv dhe janë shprehur të shokuar nga ngjarja e rëndë.
Njëri nga banorët e zonës që ka dëgjuar mbi vrasjen e 91 vjeçarit shprehet se të ndjerin e kanë grabitur madje i kanë marr edhe disa orendi shtëpiake.
Sipas fjalëve të tij 91 vjeçarin e kanë lidhur dhe më pas e kanë vrarë duke e grabitur.
© SYRI.net