Shqiptarët punojnë më shumë, paguhen më pak se gjithë Europa. Sipas EUROSTAT, europianët punojnë mesatarisht 36 orë në javë, ndërsa shqiptarët 43 orë. Por pagat e shqiptarëve janë më të ulëtat në kontinent.
Nuk është rastësi që koha më e gjatë e punës është në sektorin e prodhimit, me 45.8 orë; tregti, Transport, Hoteleri, Shërbime të Biznesit dhe Administrative, me 44. 8 orë. Në ndërtim, puna zgjat 42.7 orë gjatë një jave. Ndërsa administrata publike rri në zyrë 39.8 orë në javë.