Shefi i Grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka folur edhe për çështjen e shitjes së IPKO-s dhe interesimit nga një investitor bullgar, i njohur për lidhje të shumëfishta ruse dhe me dyshime për përfshirje në afera kriminale.
Ai ka thënë se nuk duhet të lejohet që të rrezikohet siguria e qytetarëve.
“Telekomunikimi, pra kjo fushë është një pjesë strategjike e shtetit të Kosovës. Nuk është thjesht një ndërmarrje tregtare ku tregu i lirë vendos. Pra, çështja e telekomunikimit është infrastrukturë strategjike e Kosovës, që ka të bëjë me sigurinë”.
“Shteti do të duhej ta shihte këtë jo vetëm si biznes të komunikimit të qytetarëve, por do të duhej ta shihte si aset të sigurisë së vendit, që do të duhej ta ruante shumë”.
“Kosova duhet të ketë parasysh ta ruajë sigurinë e shtetit dhe qytetarëve. Kjo siguri duhet të mos rrezikohej në asnjë rast dhe në rastin konkret të mos i lejohet askujt si Serbia dhe as Serbisë që të kishte qasje në fushën e telekomunikacionit”.
“Telekomunikimi në Kosovë do të duhej ta shihnim më me kujdes, nëse nuk do të shihej dhe nëse Qeveria ndaj kësaj fushe do të reagojë si ndaj ndonjë ndërmarrjeje, që e kanë nxjerr në shitje, atëherë do të kthehej në një target të lirë që e duan vetëm si treg”.
“Duhet të bëjë gjithçka cilado kompani e Kosovës që ka të bëjë telekomunikim pavarësisht a është private apo publike, në rastin konkret private nuk do të duhej të kthehej në një aset që do ta përdorte Serbia dhe askush tjetër që ka qasje si Serbia ndaj Kosovës. Do të duhej të mos binte në duart e atyre që e rrezikojnë sigurinë në Kosovë”, ka thënë Selimi në klankosova.