Zëvendësministri i Arsimit në Kosovë, Xhavit Rexhaj, ka dhënë detaje për mënyrën e organizimit të orëve mësimore kur të fillojë viti i ri shkollor. Ai ka thënë se shtyrja e mësimit për dy javë ka ndodhur për shkak të pandemisë, teksa thekson se një orë mësimore është planifikuar të shkurtohet për 15 minuta, sipas RTK.
“Një orë mësimore nga 45 minuta sa është do të shkurtohet në 30 minuta. Klasat do të ndahen në dysh. Për punën e shtuar të mësimdhënësve po bëjmë çmos që të kompensohet.”